Pezullimi i Artan Shkëmbit, Lleshaj: Policia pati guximin të godiste veten. S’ka dështim të OFL, po i marrim pasurinë krimit

19 Tetor 2020 | 19:11

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e cilësoi si shprehje përgjegjësie dhe kuraje nga ana e policisë pezullimin e zv.drejtorit të OFL, Artan Shkëmbi mbi akuzën e rrjedhjes së informacionit.

Teksa mohoi që emri i ish-zyrtarit spiun t’i ishte përcjellë policisë nga partnerët ndërkombëtar, ministri tha se ishte vetë policia që nisur nga një informacion i përcjellë nga partnerët arriti të zbulonte shumë shpejt personin përgjegjës për rrjedhjen e informacionit dhe ta nxirrte përpara drejtësisë, edhe pse ishte pjesë e tyre.

“Nuk e kanë sjellë partnerët ndërkombëtarë informacionin. Ata kanë ardhur me një shqetësim, kemi një rrjedhje informacion, që mund të kishte rrjedhur nga shumë vende. Policia qe në gjendje që në kohë të shpejtë t’i vërë emrin dhe mbiemrin dhe pati kurajën dhe përgjegjshmërinë për të bërë një goditje të vetvetes.

Kemi pasur situata në polici kur shumë gjëra ndodhnin, por kurrë nuk i vihej emri dhe mbiemri problemit. Ky ishte një akt përgjegjshmërie dhe profesionalizmi të policisë”, tha z. Lleshaj.

Ministri i Brendshëm mohoi që OFL të ishte një operacion i dështuar që ja sekuestruare vetëm makina, ndërsa shpjegoi se shumica e pasurve të sekuestruara ose në proces janë pasuri të mëdha të patundshme.

“Kemi sot mbi 1 mijë raste të dërguara në SPAK dhe pjesa më e madhe janë pasuri të paluajtshme, biznese, llogari bankare. Pres që gjykata të marrë vendim në interes të publikut. Nëse ne ja kërkojmë pasurinë një gjyqtari e prokurori, edhe ndaj një krimineli duhet t’i themi që nëse nuk i verifikon dot do ti sekuestrojmë”, tha ministri.

 

Intervista e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026