Bënte “drift” në mes të rrugës, i hiqet patenta shoferit në Vlorë
Policia e Vlorës ka tërhequr lejen e drejtimit të një të shoferi, si dhe e ka ndëshkuar me një masë administrative prej 75 mijë lekë të vogla, pas kryerjes së manovra të rrezikshme në rrugë.
Ndalimi i shoferit në fjalë u bë pas publikimit në rrjete sociale të një video-je ku ai bënte drift në një rrugë të qytetit.
“Bazuar në disa pamje filmike, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë bënë të mundur identifikimin e drejtuesit dhe shoqërimin e tij.
Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë i kanë terhequr lejen e qarkullimit, drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Xh., si dhe e kanë ndëshkuar atë, me masën administrative 75.000 lekë të rinj, pasi ka drejtuar automjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara, në qendër të banuar dhe ka kryer manovra të rrezikshme, në kundërshtim me Kodin Rrugor.
Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera