“Ricchi e Poveri” koncert në Vlorë

29 Janar 2023 | 14:16

“Ricchi e Poveri”, grupi i famshëm i muzikës italiane të viteve ‘80 do të performojnë në Vlore. Hitet e njohura të grupit italian do të vijnë për publikun vlonjat në skenën e teatrit “Petro Marko” në mbrëmjen e së martës.

Një iniciativë e biznesmenit vlonjat, njëherësh administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi i cili pranon se synimi është që Vlora mos të humbë kulturën italiane e cila influencoi breza të tërë.

“Politika dhe biznesi të mos e shohin Vlorën vetëm për zgjedhje apo si vend tenderësh, por t’i bashkohen nismave të tilla për jetën artistike dhe kulturore të qytetit”, tha Idrizi.

“Ricchi e Poveri” nuk do të jenë të vetmit sipas Idrizit, pasi në vijim për çdo muaj këngëtarë apo grupe të njohura të muzikës italiane, emra të njohur si Toto Cutungo, Giani Morandi, Vasko Rosi apo edhe të tjerë do të performojnë në Vlorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026

Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Burime bëjnë me...
16:31 | 28/07/2026