Me fishek në fole, pranga të armatosurit që hiqej si polic. Çfarë iu gjet në banesë
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës këtë të hënë pasi lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.
Nga hetimi u zbulua se 40-vjeçari prezantohej me dokument të falsifikuar si punonjës policie i forcave speciale.
40-vjeçarit iu gjetën në banesë, municion luftarak, pranga, dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, mbajtëse arme dhe maskë si ato të Policisë
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Gjatë operacionit, në rrugën “Hamid Shijaku”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin K. Gj., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një palë pranga, dy dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, një mbajtëse arme dhe një maskë si ato të Policisë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi