Vritet me thikë një nxënëse në Britani
Një nxënëse u godit me thikë për vdekje në Britani, ndërsa i dashuri i saj u përpoq ta mbronte.
Holly Newton, një 15-vjeçare entuziaste që pëlqente të kërcente, vdiq kur ajo dhe i dashuri i saj, 16 vjeç, u sulmuan në Hexham, Britani të premten pasdite.
I dashuri i adoleshentes, luftoi heroikisht për ta shpëtuar kur ajo u godit me thikë për vdekje në rrugë.
Sulmi ndodhi jashtë një picerie pasi çifti i ri kishte shkuar për të ngrënë dhe aty e sulmuan me thikë. Si ajo dhe i dashuri i saj më pas hynë të plagosur në dyqan ku stafi nxitoi për t’i ndihmuar, shkruan The Sun.
Komuniteti vendas është tronditur nga ngjarja, ndërsa lajmi po bën xhiron e Britanisë. Ndërkohë, shkaku nuk dihet ende.
Fillimisht, adoleshentja u shpëtua nga i dashuri i saj, por nuk mundi të mbijetonte. Ajo vdiq disa orë më vonë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet