Zotëronte armë dhe radio si të policisë, arrestohet 24-vjeçari

30 Janar 2023 | 13:23

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë.

Ndaj 24-vjeçarit me inicialet J. K., banues në fshatin Domen, Shkodër, rëndojnë tashmë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Në zbatim të planit operacional të hartuar në fillim të janarit, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, si dhe për kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Postriba”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. K., 24 vjeç, banues në fshatin Domen, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë”, thueht në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026