Rritet numri i personave që kërkojnë azil në Holandë
Numri i personave që aplikonin për azil në Holandë u rrit ndjeshëm vitin e kaluar.
Në vitin 2022 janë paraqitur 35.535 kërkesa për azil, që është numri më i lartë që nga viti 2015, raporton “NL Times”.
Krahasuar me vitin 2021, numri i kërkesave është rritur me 43,6 për qind. Kërkesat për azil kanë qenë në rritje të lehtë që nga shtatori.
Sipas të dhënave të Agjencisë Holandeze të Statistikave (CBS), grupi më i madh i azilkërkuesve ka ardhur nga Siria, si në vitet e kaluara. Më shumë se një e treta e azilkërkuesve janë sirianë, të ndjekur nga afganët, turqit dhe banorët e Jemenit.
Në rritje është edhe numri i kërkesave për bashkim familjar. Vitin e kaluar, 10,930 persona kanë paraqitur kërkesa të tilla, kryesisht sirianë dhe turq.
Numri i refugjatëve nga Ukraina është rritur ndjeshëm
Për shkak të luftës në Ukrainë, është rritur ndjeshëm edhe numri i refugjatëve nga Ukraina. Vitin e kaluar, 1060 persona nga Ukraina aplikuan për azil në Holandë, krahasuar me 70 një vit më parë dhe 40 aplikantë në vitin 2020.
Shumica e ukrainasve nuk duhet të kërkojnë azil në Holandë, ata mund të qëndrojnë në atë vend bazuar në rregulloret evropiane. Në të njëjtën kohë, 590 rusë kërkuan azil në Holandë vitin e kaluar. Një vit më parë u regjistruan 205 kërkesa për azil nga Rusia, pra 180 aplikantë në vitin 2020.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi