Holandë-Kroaci dhe Spanjë-Itali janë dy gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve për sezonin 2022-2023. Dy përballje që premtojnë spektakël, teksa priten me shumë interes në Evropë. Këtë të mërkurë është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i cili prodhoi këto përballje tejet interesante.
Ndeshjet finale të kompeticion do të zhvillohen në Holandë nga data 14 qershor deri më datë 18 qershor teksa janë përcaktuar edhe dy qytetet mikpritëse, Rotterdam dhe Enschede.
Këto 4 skuadra vijnë në formë të mirë, teksa Holanda, Kroacia dhe Spanja gjithashtu ishin pjesë e botërorit të Katarit.
Ky është edicioni i tretë i ligës së kombeve, teksa dy të mëparshmet janë fituar nga Franca dhe Portgualia. Kompeticioni u krijua 5 vite më parë, teksa gëzon pjesëmarrjen e 55 skuadrave nga mbarë Evropa.
Kombëtarja shqiptare gjithashtu ishte pjesë e kompeticionit, e cila e mbylli aventurën në vendin e tretë të grupit 2 në ligën B. Kuqezinjtë grumbulluan vetëm 2 pikë, pas humbjeve të pësuara ndaj Izraelit dhe dy barazime me Islandën.
LEXONI GJITHASHTU