Eksperti Çoçoli: Tirana më e shtrenjtë se Beogradi, 4000 euro/m2 në ish-Bllok
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se Tirana është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, madje edhe se Beogradi për apartamente në zonat ku ka një aktivitet të madh, duke iu referuar qendrës apo zonës së ish-Bllokut.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çoçoli u shpreh se si mesatare, duke përjashtuar qendrën apo ish-Bllokun, Tirana është ndër kryeqytetet më të lira.
“Është për zonat e qendrës, pra, ia kalon edhe Beogradit. Qendra e Beogradit është deri në 3200 euro metri katror. Tirana jonë, për zonat e Bllokut ku mund të ndërtohet ose zonat e qendrës, shkon 3500-4000 euro metri katror. Është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon sa i përket zonave “VIP”, zonave ku pulson aktiviteti më i madh.
Në tërësi, po ta shikojmë si mesatare, është ndër kryeqytetet e lira të rajonit. Duke përjashtuar Bllokun, duke përjashtuar qendrën e Tiranës. Tirana është më e shtrenjta në qendër”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër