Festimet e Dellçev, ministrat e brendshëm të RMV e Bullgarisë: S’lejojmë provokimet
Ministrat e Brendshëm të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë duke koordinuar ngjarjet e 4 shkurtit, kur do festohet ditëlindja e heroit të të dy popujve Goce Dellçev.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, të dy ministrat e brendshëm së bashku edhe me struktura të tjera të sigurisë së vendeve të tyre do të përkujseden që të mos ketë asnjë incident gjatë asaj dite.
Ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut siguroi se çdokush që do jetë në territorin e tij do të jetë i sigurt.
“Qëllimi jonë është që të mundësojmë të ketë siguri për të gjithë qytetarët tanë dhe për ata që qëndrojnë në territorin e shtetit tonë. Duam të japim mesazh të qartë se nuk do të lejohet asnjë incident, policia maqedonase po i ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme dhe do ketë festë siç i ka hije një njeriu të madh si Goce Dellçevi”, tha Oliver Spasovski
Ministri i brendshëm bullgar kërkoi mbrojtje për qytetarët e tij që do të vijnë në Shkup, ndërsa u zotua se ata nuk do të jenë provokues dhe shkaktar incidentesh.
“Do të marr masa për njerëzit që do të vijnë në festë që të mos shkaktojnë prishje të rendit dhe qetësisë apo provokime. U pajtuam se ne jemi të obliguar që të sigurojmë kushtet dhe të pamundësojmë disa persona që të ndezin zjarr aty ku nuk ka. Qëllimi i vetëm është të nderohet figura e një njeriu të madh siç ka qenë Goce Dellçev e jo të jetë terren për struktura të ndryshme radikale pseudonacionale e kështu me radhë”, theksoi Ivan Demerxhiev.
Pavarësisht toneve të buta dhe qetësuese të dy ministrave, tashmë në rrjete sociale duket mobilizimi i një sërë grupesh maqedonase për të penguar ardhjen e bullgarëve në vend, ndërsa bullgarët nga ana tjetër tashmë kanë një organizim të madh për ardhje massive, për tu përkulur para varrit të revolucionarit bullgaro-maqedonas Goce Dellçev.
Edhe deklaratat e zyrtarëve maqedonas dhe bullgar për përfshirje ruse në krisjen e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje, kanë ngritur alarmin e sigurisë prej disa ditësh.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet