Plenkoviç kundër presidentit kroat: Kosova nuk u aneksua nga ndërkombëtarët
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka kundërshtuar deklaratën e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, duke deklaruar se Kosova nuk është aneksuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Sa i përket deklaratave të presidentit për çështjen e Kosovës, Kroacia e ka përcaktuar qartë veten dhe ajo që tha ai nuk është qëndrim politik i vendit. Kosova është shtet i pavarur, shtet i njohur nga Kroacia dhe shtet me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike” ka thënë Plenkoviç përmes një reagimi në Twitter.
Pas seancës së Kryesisë të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), Plenkoviç nënvizoi se se është e rëndësishme që Kosova të jetë shtet i pavarur.
“Ajo që është e rëndësishme është që Kosova është shtet i pavarur me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike, se ministri ynë Davor Filipoviç ka qenë në Kosovë, se me të kanë shkuar rreth 50 biznesmenë tanë”, theksoi ai.
PVRH @AndrejPlenkovic: Što se tiče izjava predsjednika države na temu Kosova, Hrvatska se tu jasno odredila i ono što je rekao nije politički stav zemlje. Kosovo je neovisna država, država koju je Hrvatska priznala i država s kojom imamo diplomatske odnose. pic.twitter.com/Pxl9ubT5MJ
— Vlada Republike Hrvatske (@VladaRH) January 30, 2023
Gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme, Presidenti i Kroacisë, Zoran Mlilanoviç deklaroi se bashkësia ndërkombëtare aneksoi Kosovën nga Serbia.
“Rusët, për shkak se janë cinikë, do të bëjnë thirrje për aneksimin e Kosovës, të cilën unë e mbështes”, tha ai, ndërsa kur u pyet se kush e anketoi Kosovën, ai u përgjigj: “Bashkësia ndërkombëtare dhe ne. “Është marrë nga Serbia. Kosova përjashtohet nga Serbia. A e njohëm Kosovën. Unë qëndroj prapa Kosovës. Unë qëndroj, por kur u bë pa vullnetin e shtetit të cilit i përket Kosova, ishte Serbia, apo Jugosllavia, e cila nuk ishte miqësore me ne, vërtet nuk na interesonte”, është shprehur Milanoviç.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë