Kurti përjashtohet nga takimi në ambasadën amerikane për Asosacionin
Sot pritet të mbahet në ambasadën amerikane në Prishtinë, përfaqësues të institucioneve të qeverisë dhe të opozitës për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Të zgjedhurit e partive opozitare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim. Atyre do iu bashkangjiten edhe përfaqësues nga Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi. Në takim merr pjesë edhe nga shoqëria civile.
Nga Ambasada bënë të ditur se po thirrin një takim me ekspontentë nga sfera politike në Kosovë, liderë e përfaqësues nga shoqëria cilvile që të diskutohet për një “çështje me rëndësi”, pra themelimin e Asociacionit.
“Ne jemi duke ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi”, thuhet në përgjigje të ambasadës për Radion Evropa e Lirë.
Ndërsa, pjesë e këtij takimi nuk do jetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Vetë ky i fundit ka treguar se nuk ka marrë një ftesë të tillë nga amerikanët.
“Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë”, njoftoi shefi i ekzekutivit javën që shkoi.
Ne takim pritet të jenë dy zëvendësit e Kurtit që janë ftuar në këtë takim. Emilja Rexhepi e ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndersa edhe Besnik Bislimi pritet të jetë aty, ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar për të.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, po ashtu ka deklaruar se edhe pse Kurtit s’i kanë çuar ftesë, në diskutim për Asociacionin, nga Ambasada është ftuar Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi.
Po ashtu, i pranishëm do të jetë edhe Ministri serb i Qeverisë Kurti, Nenad Rashiç.
Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar sot draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me 18 nene, dhe që është riemërtuar “Asociacioni i Komunave në të cilat komuniteti serb kosovar është shumicë”.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë