Deputeti i LVV-së zbulon se çfarë qëndrimi do të mbajë Albin Kurti për Asosacionin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rustemi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka të njëjtin qëndrim në lidhje me Asoacionin, pra është kundër formimit të bashkësisë së komunave në veri me shumicë serbe.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rustemi u shpreh se Kurti nuk ka mbajtur një pozicion individual, por ka shpehur argumente politike dhe juridike.
Sipas tij, Asosacioni do t’i dobësonte komunat me shumicë serbe.
“Zoti Kurti e ka qëndrimin e njëjtë, sikurse ka argumente dhe shpjegime të njëjta, si kur ishte në opozitë, edhe sot si kryeministër. Nuk është një pozicion individual, por janë argumentet politike dhe juridike që e vërtetojnë që rendi kushtetues dhe kushtetuta e Kosovës, nuk e përmban, nuk e duron një Asosacion me kompetenca ekzekutive dhe me përbërje një etnike.
Kosova është shoqëri multietnike. Është e dukshme që një Asosacion i mundshëm do t’i dobësonte edhe vetë komunat e Kosovës me shumicë serbe”, theksoi deputeti Rustemi ndër të tjera.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë