Dosjet e Apelit nga 1 janari në Tiranë, avokati: Do rrisim tarifat
Bazuar në hartën e re gjyqësore, Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të mbyllen më datën 1 shkurt. Të gjitha dosjet penale e civile aktualisht po transferohen në Apelin e Tiranës. Ndërsa nëpër rrethe do të mbeten vetëm zyrat për depozitimin e ankesave. Në Gjykatat e Apelit ka nisur puna për transferimin e dosjeve dhe stafeve drejt Tiranës.
Në një prononcim për Euronews Albania, drejtuesi i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri tha se ky vendim do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve pasi avokatët do të rrisin tarifat për kostot e transportit dhe shpenzimeve që u duhet të shkojnë në Tiranë.
“Ne jemi të detyruar të zhvillojmë ashtu siç e ka urdhëruar Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Duke filluar nga dita e nesërme, të gjitha proceset do të gjykohen në Gjykatën e Apelit Tiranë. Pa diskutim që kjo të pasqyrohet në tarifa. Sot njerëzit e kanë kuptuar se gjithë kjo luftë e jona kishte një kuptim. Atëherë fatkeqësisht nuk e kuptuan, atëherë vetëm zëri ynë u dëgjua, zëri i pubklikut shumë pak. Por nga nesër, atyre u duhet të shkojnë në Tiranë për çështjet e tyre në Apel.
Tarifat normalisht do i rrisim, duke qenë në sinkron edhe me ato që ne do shpenzojmë për të shkuar në gjykatë. Kjo do të reflektohet në xhepin e atyre që duhet të marrin shërbimet e gjykatave”, tha avokati.
LEXO GJHITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta