Qoku: Harta gjyqësore është hartuar nga KLGJ-ja dhe Ministria e Drejtësisë

14 Qershor 2022 | 21:33

Harta e re gjyqësore është hartuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Kështu deklaroi ish-nënkryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Maksim Qoku për emisionin “Now” në “Euronews Albania”.

“Hartën gjyqësore e bën Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe harton në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë”, tha ai.

Qoku, i cili ka qenë pjesë e grupit të punës për hartën e re gjyqësore, nënvizoi se sistemi i drejtësisë kishte probleme dhe po hynte në krizë.

Sipas tij, në gjykata po krijohej stok të dosjeve për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Qoku shtoi se edhe procesi i vettingut krijoi boshllëk në sistemin e drejtësisë.

Për 4 ditë me radhë, duke nisur nga e marta, avokatët do të bojkotojnë në rang vendi çdo seancë gjyqësore me përjashtim të atyre të masave të sigurisë.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026