Kupa e Italisë | Asllani dhe Gjimshiti përballen për një vend në gjysmëfinale
31 Janar 2023 |
11:20
Interi dhe Atalanta do të përballen mbrëmjen e sotme në ndeshjen që do të vendosë gjysmëfinalistin e parë të Kupës së Italisë.
Në këtë ndeshje pritet të shihet edhe përballja e dy futbollistëve të Kombëtares: Kristjan Asllani dhe Berat Gjimshiti.
Mesfushori i Interit pritet të marrë vendin e Çalhanoglusë dhe të tregojë aftësitë e tij.
Ndërsa Berat Gjimshiti është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe ka rimarrë rolin e tij në prapavijën bergamaske.
Mbrojtësi shqiptar e ka sfiduar plot 10 herë Interin gjatë karrierës së tij, të gjitha ndeshje të luajtura në Serinë A me bilancin që flet për 5 humbje, 4 barazime, e vetëm 1 fitore.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush