Kupa e Mbretit | Reali përballet me Barcelonën, Osasuna kundër Athletic Bilbao
Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit në Spanjë ka prodhur dy përballje interesante, mes tyre dhe klasikja mes rivalëve të përjetshëm, Realit dhe Barcelonës.
Dy skuadrat përballen me njëra tjetrën sërish, pas pak ditë më parë u ndeshën në superkupë, e fituar nga blaugranët me rezultatin 3-1.
Kupa e mbretit në Spanjë është drejt fundit të saj, ku në lojë kanë mbetur vetëm 4 skuadra, Reali, Barcelona, Osasuna dhe Atletik Bilbao.
Shorti i hedhur gjatë paradites së të hënës u tregua i pamëshirshëm, duke suprizuar disi fansat, të cilët nuk do mund t’i ndjekin gjigantët spanjollë në finale e kupës, në anën tjetër interes përbën dhe përballja Osasuna-Atletik Bilbao. Kjo për faktin se të dyja skuadrat kanë pasur një rrugëtim interesant gjatë kompeticionit.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 shkurt, ndërsa ato të kthimit janë parashikuar në 1 mars. Kujtojmë se në fazën çerekfinale, Reali eleminoi Atletikon e Madridit në derbi, Bilbao fitoi ndaj Valencias, Osasuna ndaj Sevijas, ndërsa Barcelona minimalisht Sociedadin.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë