Kamzë dhe Astir, policia në aksion për çmontimin e kamerave të grupeve kriminale

31 Janar 2023 | 11:31

Operacioni “Fijet” është shtrirë sot në terrirorin e komisariatit nr.5 dhe 6 në kryeqytet. Në Kamzë dhe Zall-Mner deri më tani mendohet të jenë çmontuar nga forcat e policisë rreth 40 kamera.

Një zonë problematike është edhe ajo e Astirit në territorin e komisariatit nr.6, ku forcat e policisë po operojnë në terren për heqjen e kamereva nën kontrollin e grupeve kriminale.

Sipas burimeve, në qarkun e Tiranës janë identifikuar rreth 100 kamera të tilla, të cilat do të hiqen brenda ditëve të para të kësaj jave. Deri më tani në rang vendi janë çmontuar rreth 200 kamera të vendosura kryesisht nga persona me precedentë penalë, të cilët dyshohet se monitoronin lëvizjet e policisë por dhe rivalëve.

Operacioni nisi fillimisht në Shkodër, ku fenomeni ishte alarmant dhe më pas u shtri në Durrës, Fier, Vlorë, Korçë, Lushnjë, Gjirokastër e Dibër. Deri më tani nën hetim në gjendje të lirë janë vënë rreth 30 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026