‘Krimea nuk do t’i kthehet Ukrainës’, Kievi kritikon deklaratën e presidentit kroat
Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikoi të martën presidentin kroat Zoran Milanoviç dhe e cilësoi të papranueshme deklaratën e tij, ku tha se Krimea nuk do të kthehej kurrë nën kontrollin ukrainas.
“Ne i konsiderojmë të papranueshme deklaratat e presidentit të Kroacisë, i cili në fakt hodhi dyshime mbi integritetin territorial të Ukrainës”, shkroi në Facebook zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.
Në të njëjtën deklaratë, Nikolenko falenderoi qeverinë dhe popullin kroat për mbështetjen ndaj Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit të kaluar.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka shprehur hapur mbështetjen për Ukrainën.
“Ne vlerësojmë dhe falenderojmë shumë qeverinë e Kroacisë dhe popullin kroat për mbështetjen e palëkundur të ukrainasve në luftën kundër agresionit rus”, shtoi Nikolenko.
LEXONI GJITHASHTU
Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta rritet me 100 dollarë
- 08:14 Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
- 08:11 Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
- 08:06 Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:03 Sulm masiv me dronë në Shën Petersburg, tymi i zi mbulon qytetin (VIDEO)
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata