Pragu i TVSH-së i Shqipërisë, i treti më i larti në Evropë

20 Tetor 2020 | 19:45

Prag zgjedhjesh, është koha kur të pushtetshmit i zë dashuria për të vegjlit.

Kryeministri dhe kryetari i opozitës janë në garë për të treguar se kush kujdeset më shumë për bizneset e vogla, duke ju ulur taksat. Të dy predikojnë përditë se plani i tyre është shpëtim e mirëqenie për biznesin dhe vendin.

Po a janë gjërat kaq të thjeshta sa i bëjnë ata, këtë e sqaroi sot, në emisionin ‘Me pak fjalë’, në Euronews Albania, Neritan Sejamini.

Të dyja palët kanë propozuar heqje dhe ulje të taksave për biznesin e vogël. Qeveria Rama vendosi zero taksa për biznesin duke nisur nga 1 janari i 2021, ndërsa Basha premtoi taksa sa 0,5 % e xhiros vjetore.

Por propozimet e të dy palëve kanë edhe një pikë tjetër, që ndoshta është ajo me pasojat ekonomike më të mëdha të pritshme: Të dyja palët kanë propozuar rritjen e pragut të pagimit të TVSH-së nga bizneset:

Qeveria e ka rritur pragun nga 8 milionë sa është tani në 10 milionë lekë nga janari 2021.

PD premton ta rrisë në 14 milionë lekë nëse vjen në pushtet. Pragu 10 milionë lekë që do zbatohet në janar është një nga tre më të lartët në Europë.

Ndërsa ai i propozuar nga PD prej 14 milionë lekë do të jetë më i larti në Evropë. Bizneset e vogla do të jenë më të lumtura me propozimin e PD-së se me të PS-së, duke prreferuar të mos paguajnë TVSH.

Por të dyja nivelet janë të larta dhe ngrenë një shqetësim të madh: evazionin fiskal.

Përjashtimet nga taksat dhe kufijtë e ndryshëm të taksave janë gjithmonë mundësi për evazion.

Prandaj ekonomitë evropiane, dhjetëra dhe qindra herë më të mëdha se tonat, kanë prag më të ulët TVSH-je se sa do kemi në janar apo nëse vjen PD në pushtet.

Sot, Shqipëria është vendi që mbledh më pak taksa në Europë: ne kemi nivelin më të ulët të të ardhurave tatimore në raport me prodhimin e vendit.

Me politikën e re të të tatim-fitimit dhe të TVSH-së mundësia për evazion do të rritet dhe mund të pritet që të ardhurat do të goditen ndjeshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021