Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: Dorëzova provat e reja për inceneratorët

31 Janar 2023 | 12:43

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka reaguar për mediat pas daljes së saj nga Prokuroria e Posaçme këtë të martë.

Në deklaratën e saj, Kryemadhi tha se kishte shkuar në SPAK për inceneratoirin e Tiranës, ku dorëzoi provat e reja në lidhje me këtë çështje, si dhe përsëriti kallëzimin e bërë prej saj më 4 mars 2022.

Gjithashtu Kryemadhi apeloi që të ndërpriten pagesat ndaj inceneratorit të Tiranës.

“Sot isha pranë Prokuroisë së Posaçme për sa i përket çështjen e inceneratorit të Tiranës, për të paraqitur të gjitha provat e reja dhe për të përsëritur kallëzimin që unë kam dorëzuar në 4 mars të vitit 2021.

Gjërat tani po zbardhen çdo ditë dhe më shumë dhe më e pakta është ndalesa e pagasave ndaj inceneratorit të Tiranës”, tha Monika Kryemadhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026