Padia për koncesionin e Butrintit, Zhupa: Kushtetuesja pranoi shqyrtimin e çështjes

31 Janar 2023 | 12:03

Deputetja e Partisë Demokratike deklaroi sot se Gjykata Kushtetuese ka pranuar shqyrtimin e padisë që është bërë për koncesionin e parkut arkeologjik të Butrintit.

Sipas saj, gjykata nuk shikon vetëm aspektin patriotik të çështjes, por atë të mangësive në dokumentet që janë përgatitur për këtë koncesion.

“Siç jeni në dijeni në datën 15 nëntor të vitit 2022, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë e firmosur nga 36 deputetë opozitarë, ku kërkonin pezullimin e menjëhershëm të ligjit 50/2022 të koncensionit të Butrintit, dhe kërkonin edhe shfuqizimin si antikushtetues të këtij koncensioni. Kjo kërkesë është firmosur nga 36 deputetë opozitarë të cilët kanë gjykuar se ky koncension duhet ndalur nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka bërë mbledhjen e saj të parë të konferencës së gjyqtarëve dhe na ka legjitimuar, qoftë si palë kërkuese, qoftë edhe si objekt kërkimi. Lajmi që unë ndava me ju në fillim të janarit, ishte ky që ne ishim legjitimuar si palë dhe do të vazhdonim betejën në Gjykatën Kushtetuese. Pra, ishte pranuar kërkesa e deuptetëve opozitarë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ajo që sot dua të ndalem me ju, janë gjithçka ka ndodhur në këtë periudhë, cilat janë parashtrimet, lajmet e reja dhe kërkesat që ne kemi paraqitur për Gjykatën Kushtetuese. Dua ta filloj direkt me një lajm të mirë, para se të jap detaje të tjera. Një lajm i shkëlqyer që lidhet me rezultatin besoj final që do të ketë ky proces gjyqsor duke fituar Butrinti, duke fituar shqiptarët edhe qytetarët. Tre institucione kushtetuese të pavarura nga njëra-tjetra, dhe tre institucione të larta të shtetit kanë parashtrimet e tyre në Gjykatën Kushtetuese, dhe kanë mendimin e tyre me shkrim për shpalljen antikushteutes të koncesionit Butrintit”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026