Nga Gjergj Cukali te Oshafi, kush janë të ‘fortët’ që iu hoqën 155 kamerat në Tiranë
155 kamera të sigurisë janë çmontuar në Tiranë ndërsa 37 persona janë vënë nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Kamerat ishin të vendosura në disa zona të kryeqytetit. Në rrugët që janë gjetur më shumë kamera janë ‘5-Maji’, ‘Qemal Stafa’, ‘Irfan Tomini’, Myslym Keta’, bulevardi ‘Bajram Curri’ dhe ‘Rruga e Dibrës”.
Operacioni për heqjen e kamerave është shtrirë këtë të martë në zonën e e Astirit dhe në rrugën pranë zonës rezidenciale Lundër dhe Farkë. Policia ka hequr disa kamera edhe në Kamëz.
Qëllimi kryesor i vendosjes së tyre ka qenë sigurimi i informacionit për qëllime kriminale, monitorimin e lëvizjeve të Policisë dhe grupeve rivale. Një pjesë e kamerave që janë vendosur në kundërshtim me ligjin kanë qenë dhe në ambiente biznesi dhe shtëpi private.
Policia ka vënë nën hetim në kryeqytet edhe disa persona të cilët rezultojnë me precednetë penalë të mëparshëm, si Gjergj Cukali, Denis Dervishi, Ervis Murati, Bledar Musaj, Elidon Kotorri, Boiken Spahiu e Ilir Oshafi.
Operacioni ‘Fijet’ ka nisur që prej datës 14 Janar dhe deri më tani janë çmontuar 349 kamera sigurie në të gjithë vendin. Aksioni nisi fillimisht në Shkodër, ku kamerat ishin vendosur dhe përballë komisariatit të Policisë së këtij qyteti.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta