Fushata presidenciale në SHBA, Trump: Zgjidhni mes super rimëkëmbjes dhe depresionit të Biden

21 Tetor 2020 | 06:12

Duke u ndalur në një nga shtetet vendimtare për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, presidenti Donald Trump nga Pensilvania u kërkoi një mandat të dytë mbështetës.

Një vijueshmëri e cila sipas tij do të siguronte një rimëkëmbje të suksesshme nga pandemia dhe pasojat ekonomike që ka shkaktuar.

“Kjo është një zgjedhje midis super rimëkëmbjes së Trump, e cila po ndodh tani, dhe një depresioni ekonomik të Biden. Nëse ai zgjidhet, do të bini në depresion, lloje të tilla nuk i keni parë kurrë. E dini, ai do të dyfishojë, trefishojë , katërfishojë taksat tuaja. Është një zgjedhje midis planit tonë për të vrarë virusin ose planit të Biden për të vrarë ëndrrën amerikane, dhe kjo është ajo që ai do të bënte”, tha presidenti amerikan.

Biden ka kritikuar Trump për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, nxitimin për të rihapur ekonominë dhe nënçmimin e masave të sigurisë të tilla si distancimi dhe mbajtja e maskave.

Gjatë tubimit ne pjesën veriperëndimore të shtetit, Trump tha se Pensilvania mund ta rivendosë atë në krye në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe sipas sondazheve të para pikërisht në këtë shtet kreu i shtëpisë së Bardhë arriti të jetë me pak pikë përqindje ndaj rivalit demokrat.

Udhëtimi i Trump në Pensilvani erdhi një ditë para se ish-presidenti Barack Obama do të bëjë fushatë në këtë shtet për kandidatin demokrat, vend  i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në vendosjen se kush e fiton garën e Shtëpisë së Bardhë.

Vizita në Pensilvani vjen gjithashtu përpara debatit të dytë dhe të fundit të së enjtes midis Trump dhe Biden. Sondazhet e fundit tregojnë se më shumë amerikanë i besojnë Biden sesa Trump për të udhëhequr në krizën shëndetësore. Megjithatë rezultati mes tyre është shumë i ngushtë.

 

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, rreth 30 milionë shtetas hedhin votën

Liderët e Sigurisë Kombëtare letër drejtuar qytetarëve: Joe Biden është udhëheqësi që i duhet kombit

Fushata presidenciale në SHBA, Trump e Biden në kërkim të votave në disa nga shtetet vendimtare

Joe Biden dhe shqiptarët, kandidati demokrat shpalos vizionin për Shqipërinë dhe Kosovën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026