Padi ndaj Google, gjiganti i internetit akuzohet për shkelje të ligjit të konkurrencës
Departamenti amerikan i Drejtësisë pritet të bëjë një padi ligjore kundër “Alphabet INC”, kompania mëmë e Google, për shkelje të ligjit.
Lajmin e bën të ditur agjencia “Reuters”, që citon një burim të afërt me hetimet.
Konkretisht, gjiganti i teknologjisë akuzohet se ka përdorur fuqinë tregtare për të spostuar kompanitë rivale të kërkimit në internet.
Rrjedhimisht, padia pritet të tregojë se Google ka shkelur ligjin e konkurrencës për të ruajtur supremacinë si motor kërkimi dhe për shitjen e reklamave online.
Sidoqoftë, duke qenë se vjen pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, padia mund të konsiderohet një lëvizje politike pasi përmbush premtimin e presidentit Donald Trump për të mbajtur kompani si Google përgjegjëse për asgjësimin e grupeve të tjera rivale.
Gjithashtu, padia federale do të shënonte një mirëkuptim të rrallë mes administratës Trump dhe demokratëve, pasi senatorja Elizabeth Warren, përmes një postimi në Twitter më 10 shtator bënte thirrje për veprim të shpejtë dhe agresiv ndaj gjigantëve të teknologjisë.
Lexoni gjithashtu:
Apple prezanton iPhone 12, Telefoni i ri funksionon me Teknologjinë 5G
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania