Dita e shtatë e grevës së naftëtareve: Nëse s’marrim përgjigje do të na bashkohen edhe fëmijët
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga ambienti ku po zhvillohet greva e naftëtareve që sot janë në ditën e shtatë të ngujimit, raportoi se gjendja e tyre shëndetësore shfaqet e rënduar.
Ai tregoi se për shkak të komplikacioneve shëndetësore, dy nga grevistet janë dërguar në spitalin e Ballshit për të marrë ndihmën mjekësore dhe pas kësaj janë rikthyer sërish në ambientet ku po zhvillohet greva.
Pavarësisht insistimit të mjekëve për ta ndërprerë grevën ato shprehen të vendosura të vazhdojnë.
Sipas raportimit të gazetarit gratë naftëtarë kanë lajmëruar se nuk marrin një përgjigje gjatë këtyre ditëve ato do të thërrasin në grevë edhe fëmijët e tyre.
Dhurata Ali, njëra prej grevisteve në një deklaratë për Euronews Albania tha se gjendja sa vjen e rëndohet.
“Unë sot jam ngritur mund të them me një dhimbje në zemër dhe mpirë krahu komplet, i shikoja shoqet a ishin mirë apo jo dhe nuk ndihesha se bëheshin merak. Të gjitha jemi shumë keq. I bëj një thirrje qeverisë të na nxjerri që këtej, të na japi ato që kërkojmë, kauza jonë është e drejtë. I kujtoj dhe njëherë pagat e prapambetura, rigjallërimin e qytetit, të fillojë punë uzina”,- u shpreh ajo.
Ndërkaq burrat naftëtarë qëndrojnë jashtë ambienteve ku o zhvillohet greva në mënyrë që të jenë mbështetje për gratë.
Pas deklaratës së kryeministrit Rama në Twitter nuk ka pasur më asnjë reagim. Sipas naftëtarëve thirrja e tij ishte thjesht dëshirë për të prishur grevën.
Lexoni gjithashtu:
Naftëtaret i përgjigjen Ramës: Gati të bisedojmë nëse marrim rrogat e prapambetura
Rama apel naftëtarëve të mbyllin grevën: I gatshëm të bisedoj me ta
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar