Shkon në 220 numri i kamerave të çmontuara në Tiranë, nis hetimi për 44 persona

1 Shkurt 2023 | 10:10

Ka shkuar në 220 numri i kamerave të vendosura në mënyra të paligjshme në Tiranë.

Policia bëri me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Fijet” ka nisur hetimi i thelluar për 44 shtetas të cilët kanë vendosur në kundërshtim me ligjin kamera sigurie në ambiente dhe lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Efektivët e policisë së Tiranës çmontuan së fundi, 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe iniciuan hetimet për 7 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

“Në zbatim të këtij plani operacional, në Rrugën e Vilave, “Azem Hajdari”, “Azem Galica”, “Europa”, “Sabri Preveza”, “Sarina”, “Staf Melani”, “Ali Kelmendi”, janë çmontuar 65 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit I. D., J. M., A. P., E. L., M. B., F. Ll. (L)., F. A., L. Rr., dhe I. K.”, thotë policia.

Më herët, nga strukturat e DVP Tiranë janë çmontuar 155 kamera dhe u iniciuan hetimet për 37 shtetas të tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026