Boiken Abazi: Kryeministri Rama po bëhet gati të kryejë tradhti kombëtare me çështjen e detit dhe Greqinë
Boiken Abazi, drejtori i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri tha në studion e Euronews Albania me gazetaren Bruna Çifligu, se protesta kundër vizitës së ministrit të jashtëm grek ishte e domosdoshme për të tërhequr vëmendjen ndaj veprimeve qeveritare që mund të përfundojnë në tradhti kombëtare.
Abazi shpjegoi se Greqia nuk do të fitonte në asnjë rrethanë ndaj pretendimeve të tilla po t’i bënte zyrtarisht, pasi do të hidheshin lehtësisht poshtë nga e drejta ndërkombëtare e detit dhe Shqipëria.
Sipas tij, pala greke po negocion me kryeministrin shqiptar Edi Rama që të shpallë zyrtarisht pretendimin e saj, në të njëjtën kohë me shpalljen e pranimit të këtij dokumenti nga pala shqiptare dhe më pas të çohet në gjykatën ndërkombëtare.
“Greqia ka 11 vjet që nuk e shpall vendimin me shkrim, por e bën vetëm me gojë. Kjo është loja e pisët e Greqisë dhe kryeministri Rama ka lëshuar pe. Arrestimet e djeshme nuk kanë ndodhur kot, ai po tregon se është i gatshëm të shkojë shumë larg për të kënaqur Greqinë. Ne kemi një kryeministër që po bëhet gati të bëjë tradhti kombëtare,” deklaroi Abazi.
Abazi gjithashtu komentoi ndaj shoqërimit të tij në polici, duke thënë se jemi përballë një shteti policor që po shfrytëzon gjendjen e rëndë ekonomike dhe pandeminë për të çuar përpara një tradhti kombëtare në çështjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Ai bëri thirrje për protesta masive ndaj mënyrës si qeveria shqiptare po e trajton çështjen detare me Greqinë.
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp kryeministri Rama i hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij si zhurmë e kotë e kritikëve, të cilët tentonin sipas tij ta përdornin çështjen për të marrë vëmendje dhe mbështetje të publikut, edhe para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar