Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Maznikut dhe Fushës për udhëtimin në Barcelonë

21 Tetor 2020 | 11:00

Gjykata e Tiranës vendosi të mërkurën të pushojë çështjen e ngritur për korrupsion dhe shpërdorim detyre ndaj nënkryetarit të Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku dhe sipërmarrësit Shkëlqim Fusha.

Çështja e ngritur nga aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar lidhej me pagesën nga Fusha të udhëtimit të Maznikut në Barcelonë për marrjen e një vlerësimi për arkitekturën e Sheshit Skënderbej.

Sheshi Skënderbej, u ndërtua nga kompania e Shkëlqim Fushës, “Fusha shpk”, e cila qe kontraktuar për të kryer punimet nga Bashkia Tiranë.

Mazniku qe akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” pasi duke pasur këtë post “në konflikt interesi” pranoi prej kompanisë “Fusha shpk” pagesën prej rreth 1,800 eurosh të shpenzimeve të udhëtimit.

Kompania “Fusha shpk” është kompania që paraqiti në vitin 2018 propozimin e pakërkuar të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe rindërtimit të tij sipas një partneriteti publik-privat, ku kompania përfitonte truall dhe leje ndërtimi pas teatrit.

Aktivistë të Aleancës e kanë akuzuar zyrtarin e Bashkisë dhe kryetarin e saj Veliaj se kanë favorizuar kompaninë në fjalë duke e parapëlqyer në dhjetëra tenderë për punë publike dhe nga ana tjetër kanë prezumuar se ata kanë përfituar prej saj trajtime të ngjashme si udhëtimi në Barcelonë.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes, ata kanë kërkuar që çështja në fjalë të hetohet nga SPAK dhe janë shprehur se do ta apelojnë vendimin.

Ndaj Maznikut dhe Veliajt Aleanca ka ngritur kallëzim në SPAK edhe për mënyrën se si Bashkia Tiranë u tërhoq nga negociatat me Fusha shpk-në për ndërtimin e teatrit të ri.

 

Lexoni gjithashtu:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në SPAK Veliajn dhe Maznikun

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026