Kryeministri i Kosovës Hoti sqaron tre shkarkimet në tatime, doganë dhe polici
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dalë përpara mediave të mërkurën, duke argumentuar tre shkarkimet e bujshme që janë bërë në administratë.
Drejtori i Agjencisë së Tatimeve në Kosovë, Drejtori i Doganës, si dhe Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, kanë lënë zyrat pas urdhrit të shkarkimit të firmosur nga kryeministri.
Për kryeministrin Hoti, shkarkimi i drejtorit të tatimeve, Ilir Murtezaj, ka ardhur pas paaftësive dhe sjelljeve të këqija që janë vërejtur gjatë ushtrimit të detyrës.
“Murtezaj gjatë kohës sa ka qenë në drejtimin e tatimeve ka miratuar rregulloren e organizimit të brendshëm të administratës tatimore në kundërshtim me ligjin, pa marrë pëlqim paraprak nga ministria dhe pa u konsultuar me kryeministrin,” – u shpreh Hoti.
Gjithnjë sipas argumentimit të kryeministrit Hoti, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj është shkarkuar nga detyra për performancë jo të kënaqshme në udhëheqje, kontroll, mbikqyrje të policisë, si dhe në menaxhimin e shpërndarjen e buxhetit të policisë.
Lidhur me shkarkimin e drejtorit të doganës, kryeministri Hoti ka sqaruar se tashmë është hapur një konkurs për këtë post dhe meqë drejtori aktual ka aplikuar në konkurs, është menduar zëvendësimi I tij me një funksionar që nuk është futur në konkurrim.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin