“Rrit rrezikun për vetëgjyqësi”, mbyllet Gjykata e Apelit Vlorë

1 Shkurt 2023 | 16:11

Me hyrjen në fuqi të vendimit të këshillit të ministrave për hartën e re gjyqësore, qytetarët e Vlorës që duan të apelojnë një çështje, do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Për kreun e Dhomës së Avokatisë, Durim Bajramaj, kjo do të jetë jo vetëm një kosto ekonomike për qytetarët, por do të çojë në kolaps sistemim gjyqësor.

“Nga sot, për qytetarët shqiptar do të ketë më shumë kufizim/cenim të aksesit në sistemin e drejtësisë. Nga sot, për qytetarët shqiptar do të ketë më shumë, rritje të kostos për qytetarin dhe përdoruesit real të gjykatave, si dhe gjithë profesionet e lira të lidhura me sistemin gjyqësor,” – u shpreh Bajramaj.

Avokati shkon edhe më tej, duke theksuar se kjo situatë do të rrisë vetëgjyqësinë.

“Nga sot, për qytetarët shqiptar, përmes vështirësive, kohës së gjatë të pritjes për një vendim, si dhe rritjes së kostove të ndjekjes së rrugës gjyqësor, do të rritet ndjeshëm humbja e interesit të qytetarit për të ndjekur rrugën ligjore, dhe kjo natyrshëm përligj shqetësimin që do  të sjellë rritjen e fenomenit të vetëgjyqësisë,” – u shpreh ai.

Nga Vlora janë rreth 7000 dosje që do të gjykohen në apel. 4234 nga viti 2017, nga të cilat 2981 çështje civile dhe 1253 penale. Sakaq janë transferuar 2 prokurorë dhe 2 gjyqtarë në drejtim të Tiranës dhe 2 gjyqtarë të tjerë të komanduar janë kthyer në gjykatën e shkallës së parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026

Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Burime bëjnë me...
16:31 | 28/07/2026