Krizë çmimesh në Gjeorgji, rriten çmimet e blerjes dhe dhënies me qira të pronave
Çmimet e shtëpive në Gjeorgji kanë arritur në stratosferë.
Edhe qiraja është më e shtrenjtë se kurrë. Lajmi është i mirë për pronarët, të cilët thonë se rritja shkaktohet nga fluksi në Gjeorgji i refugjatëve rusë, që i largohen thirrjes ushtarake. Rusët janë gati të paguajnë më shumë dhe s i pasojë, qiramarrësit gjeorgjianë ndodhen në një situatë të pafavorshme.
“Unë jam student, përpara luftës unë dhe shoku i dhomës paguanim 160 dollarë, pasi erdhën rusët, çmimi u rrit në 400 dollarë. Po na ndihmojnë prindërit, se ndryshe nuk e përballojmë dot,” – u shpreh një qytetar.
Agjentët e pronave sqarojnë se në qendër të Tbilisit kërkesa nga qytetarët rusë është aq e lartë, saqë nuk ka mjaftueshëm apartamente.
“Vitin e kaluar çmimi i këtij apartamenti ishte 800 dollarë, ndërsa tani është 1.500. fluksi i emigrantëve ktheu gjithçka përmbys. Çmimet ndryshuan tërësisht. Në fillim të këtij procesi çmimet caktoheshin nga pronari. Në fakt është ende kështu,” – u shpreh Natia Kikolishvili, njw agjente pronash.
Sipas të dhënave të fundit, në 2022-shin, çmimet e pronave në Gjeorgji u rritën me 14.3 për qind. Shifrat luhaten çdo ditë. Kompanitë e investimeve vlerësojnë se në 2023-shin qiraja ose blerja do të bëhen edhe më të shtrenjta se vitin paraardhës.
“Sa i takon pjesës së qirasë, kjo rritje nuk do të jetë aq e madhe sa në 2022-shin, por sërish presim të rritet. Në të njëjtën kohë besojmë se çmimi i shitjeve do të rritet me 18%”,” – tha studiuesja Irina Kvakhadze.
Aktualisht tregu i pronave të patundshme në Gjeorgji diktohet nga fluksi i emigrantëve. Analistët besojnë se çmimet do të vijnë në rënie në 2024-n, por paqëndrueshmëria rajonale i bën parashikimet të vështira.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar