Kaligrafia gjeorgjiane, si po ringjallet arti i shekullit V në epokën digjitale

12 Janar 2023 | 15:50

Kaligrafia gjeorgjiane i ka fillesat e saj në shekullin e pestë. Me kalimin e kohës ajo ka ndryshuar dhe është rafinuar shumë herë. Në ditët e sotme ekzistojnë tre kaligrafi të ndryshme gjeorgjiane, të cilat që prej 2015-s janë njohur si trashëgimi kulturore nga UNESCO.

Shkolla e fundit e kaligrafisë në Gjeorgji mbylli dyert në shekullin e 19-të. Tani, pas dy shekujsh, Shoqata Gjeorgjiane e Kaligrafisë ka risjellë traditën e vjetër dhe ka rihapur shkollën.

“Shkolla për kaligrafinë gjeorgjiane do të tërheqë shumë vëmendje, sepse ne si komb kemi qenë gjithmonë krenarë për letërsinë, luftërat, arkitekturën dhe kuzhinën tonë. Të gjitha këto dhe identiteti ynë gjeorgjian bashkohen në kaligrafinë tonë. Shkrimtarët, arkitektët dhe bëmat heroike janë të gjitha të lidhura me kaligrafinë gjeorgjiane”, thotë Nestan Bagauri, kryetare e Shoqatës Gjeorgjiane të Kaligrafisë.

Kaligrafia nuk është thjesht një shkrim i bukur. Ajo është një formë arti sikurse piktura, apo muzika. Të paktën kështu mendojnë ekspertët që drejtojnë kurset e kaligrafisë, sipas të cilëve ajo është një art i së ardhmes dhe jo i së shkuarës.

“Një mënyrë shumë e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë gjeniale e pasqyrimit të të folurit është shkrimi. Kaligrafia është versioni ideal i fjalës së shkruar. Në epokën moderne dhe digjitale, ajo është edhe më e rëndësishme, pasi sot është thuajse e pamundur të krijosh një markë pa një kaligrafi dhe topografi”, shprehet David Maisuradze, mësues kaligrafie.

Interesi për të ndjekur shkollën e kaligrafisë nuk mungon. 30 studentë janë regjistruar tashmë, disa prej të cilëve kanë aplikuar për shkak të dëshirës për ta mësuar dhe të tjerë për shkak të punës.

“Duke qenë se puna ime është të krijoj shkronja, kjo është një eksperiencë e vlefshme për mua. Të punosh me duar ndihmon shumë në artin e dizajnimit dhe rezultatet mund t’i shohësh në mendjen tënde para se të prekësh instrumentet”, thotë Aleksandre Charkviani, dizajner shkronjash.

Themeluesit e shkollës së kaligrafisë besojnë se për sa kohë ekzistojnë njerëzit dhe nevoja për të gdhendur fjalët e folura, vizualizimi do të jetë gjithmonë i nevojshëm dhe kaligrafia do të jetë medi ideal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026