“Ricchi e poveri” në Vlorë, grupi italian i viteve 80’ interpreton në Vlorë
Ricchi e Poveri, grupi i njohur italian i viteve 80’ është ngjitur për herë të parë mbrëmjen e së martës në skenën e “Petro Markos”.
Për artdashësit që tejmbushën sallën e teatrit të Vlorës, artistët italiane Angela Brambati dhe Angelo Sotgiu kanë performuar këngët më të bukura të tyre. Për 90 minuta spektatorët kanë qëndruar në këmbë duke kënduar bashkë me artistët italianë.
Artistët italianë Anxhela Brambati dhe Anxhelo Sogiu, në fund të koncertit u treguan shumë falënderues dhe mirënjohës për pritjen e publikut vlonjat. Ata premtuan se do të rikthehen përsëri në Vlorë edhe për pushime.
“Një emocion shumë i madh , një publik i mrekullueshëm që këndonte me ne , shumë e bukur , nuk ka fjalë për të përshkruar gëzimin dhe lumturinë,” – u shpreh Brambati.
“Kemi pasur emocion gjithë mbrëmjen, të dëgjosh këta njerëz të mrekullueshëm që këndonin bashkë me ne për ne është e jashtëzakonshme. Na pyetën nëse do të jemi sërish në Vlorë këtë herë në një shesh, ne pranuam me shumë kënaqësi, por do të vijmë patjetër edhe për pushime,” – tha Sotgiu.
Grupi muzikor Italian nuk do të jetë i vetmi që do të vijë në qytetin bregdetar, pasi priten edhe emra të tjerë të mëdhenj si Toto Cotungo, Albano Carrisi, Pupo dhe Vasco Rossi.
Artistët italianë të grupit mitik janë nderuar nga kryebashkiaku i Vlorës me titullin “Mirënjohje e qytetit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta