SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

1 Shkurt 2023 | 19:10

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 22 individëve dhe entiteteve nga disa shtete, që sipas Departamentit të Thesarit, janë pjesë e një rrjeti global, të krijuar për t’iu shmangur sanksioneve paraprake ndaj industrisë të mbrojtjes së Rusisë.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Thesarin amerikan vendosi sanksione të reja më 1 shkurt ndaj individëve dhe entiteteve, që sipas SHBA-së, mbështesin industrinë ushtarake të Rusisë, shkruan REL.

Vendimi i SHBA-së është pjesë e strategjisë kundër shmangies së sanksioneve në mbarë botën, për të zbuluar ndërmjetësit që i japin qasje në të ardhura Rusisë, të cilat më pas ajo i përdor në luftën kundër Ukrainës, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

“Përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të përdorur të tjerët që të shmangë sanksionet amerikane janë dëshmi se sanksionet ia kanë bërë më të vështirë industrisë ushtarake të Rusisë që të rifurnizojë makinerinë e luftës së [presidentit rus, Vladimir] Putin”, tha nënsekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi të enjten në Bahrein se vendet e Gjirit nuk mbështesin vendosjen e asnjë takse apo tarife për...
15:43 | 25/06/2026

Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
14:25 | 25/06/2026

Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
14:19 | 25/06/2026