Porto Romano, Balluku: Investim strategjik për rajonin, kemi mbyllur të gjitha fazat

1 Shkurt 2023 | 20:23

Kryeministri Edi Rama dhe zv. kryeministrja Belinda Balluku zhvilluan sot një vizitë, për ndërtimin e Portit të ri Tregtar në Porto Romano.

Pjesë e takimit ishin kompani dhe institucione financiare, të interesuara, për ndërtimin e tij.

“Porti i Porto Romanos nuk do t’i shërbejë vetëm Shqipërisë, por në momentet që sot flasim, flasim me dy marrëveshje zyrtare të lidhura mes qeverisë shqiptare, Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës, për ngritjen e dy porteve të thata, respektivisht në Strugë dhe në Prishtinë,” – u shpreh ministrja.

Balluku tha se ky është një projekt dhe  investim strategjik për vendin dhe rajonin. Ndërkohë Rama u shpreh se prania kompanive dhe institucioneve në këtë mbledhje tregon “jo vetëm interes, por edhe besim.”.

“Dua po ashtu t’ju siguroj se në provën e fakteve të gjithë ju do të mund ta shikoni në vetë të parë pse unë ato i quaj paragjykime dhe jo perceptime të bazuara në realitetin e përpjekjes sonë për të pasur procese transparente, për të pasur procese me integritet dhe për të pasur procese që në fund shpërblejnë pikërisht ato shtylla që i kanë bërë kompanitë tuaja të jenë kompani me kaq shumë zë, që janë nga njëra anë konkurrenca e lirë dhe nga ana tjetër merita mbi bazën e konkurrencë,” – deklaroi Rama.

Deri më tani të gjitha fazat e studimeve paraprake janë përmbyllur. si analizat ekonomike, përcaktimet inxhinierike, studimet mjedisore, si dhe vlerësimet sociale dhe ato arkeologjike, nisur nga vendndodhja e projektit në zonën e Durrësit

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026