Projekti i Porto Romanos, Rama: Holandezët po i paguajmë shtrenjtë, por e meritojnë

1 Shkurt 2023 | 16:40

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të mërkurë në një takim shpjegues me përfaqësues të një numri të madh kompanish dhe institucionesh financiare ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano

Në fjalën e tij kryeministri nuk i kurseu komplimentat për kompaninë holandeze “Royal Haskoning”, përfaqësuesit e të cilës ishin të pranishëm në sallë.

Rama deklaroi se kompania nuk paguhet lirë, duke shtuar me humor se “holandezët janë aq sa të mirë aq dhe të shtrenjtë”.

“Natyrisht që për ne si vend i gjithi ky është një proces i shtrirë në kohë, vijmë nga një e shkuar që nuk ka qenë aspak bujare me ne. Tre dekada të rrugëtimit tonë, të një përpjekjeje për të ndërtuar një Shqipëri moderne, funksionale, demokratike dhe një ekonomi konkurruese mund të konsiderohen shumë, por mund të rrezikohen dhe shumë si matje e nivelit të eksperiencës.

Duke qenë se eksperienca jonë kaq shumë e nevojshme nuk është në anën tonë, ne i jemi referuar ekselencave ndërkombëtare dhe në këtë rast një ekselence ndërkombëtare të padyshimtë të padiskutueshëm në nivel botëror, siç është kompania “Royal Haskoning”, e cila po punon intensivisht me një korrektesë dhe kapacitet teknik dhe talent për t’u admiruar. U jemi mirënjohës, të jemi të sinqertë nuk punojnë falas, pasi ju e dini holandezët janë aq sa të zotë dhe aq sa të shtrenjtë

Por për hir të së vërtetës duhet të thuhet se e meritojnë këtë që marrin dhe nuk kemi asnjë pishman që i paguajmë jo kaq lirë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026