A do të kënaqet Brukseli me 5 Qershorin? Ambasadori Soreca përgjigjet në ‘Ilva Now’

21 Tetor 2020 | 19:05

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca thotë se, kushti i Komisionit Evropian për zgjedhjet është përmbushur me marrëveshjen e 5 qershorit dhe kthimin e amendamenteve në ligjin për zgjedhjet.

“Ajo marrëveshje (5 qershorit) e cila më pas u përkthye në amendamente në 23 korrik në fakt ka përmbushur pra ato kushte që u panë dhe janë konstatuar nga përfundimet e Këshillit. Kjo për arsye se ishin rekomandimet të OSBE/ODIHR-it për administrimin zgjedhor, administratën zgjedhore. Kishin të bënin me administratën zgjedhore dhe kjo tashmë u arrit dhe është kryer me marrëveshjen e 5 qershorit”, tha  ambasadori.

Por, z. Soreca duke shtuar se mazhoranca shkoi përtej kësaj marrëveshjeje me ndryshimet kushtetuese, tha se këto ndryshime do të ishte mirë të kalonin me kompromis.

“Hapi tjetër që ka qenë vendimi i mazhorancës për të kaluar tek elementët e sistemit zgjedhor nuk ka të bëjë me vendimin që u mor në datën 5 qershor dhe ju e dini qëndrimin tonë mjaft mirë. Ne kemi shprehur keqardhjen tonë shpesh herë dhe në fakt, serish edhe nga Kukësi shpreha të njëjtën keqardhje kur thashë që do të kishim dashur qe kjo të ndodhte me të njëjtën frymë kompromisi dhe pozitive të Këshillit Politik. Megjithatë, thënë kjo, tashmë ka ndodhur dhe ajo që duhet të ndodhë tashmë është që të vihet në zbatim reforma zgjedhore e datës 5 qershor”, shtoi ai.

Ambasadori sqaroi se me marrëveshjen e 5 qershorit plotësohen kushtet e KE-së për hapjen e negociatave ndërkohë theksoi se BE do të monitorojë zgjedhjet e 25 prillit për të parë zbatimin e marrëveshjes. Sipas tij me kthimin e Gjykatës Kushtetuese në funksion, plotësohen të gjitha kushtet për mbajtjen e takimit të parë ndërqeveritar Shqipëri-BE.

“Marrëveshja e datës 5 qershor përmbush zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it të cilat duke i lexuar me shumë kujdes siç e bën ti nga hera, pra ky është edhe përfundimi i Këshillit, që duhet përmbushur në Konferencën e Parë. Në pjesën e dytë, thuhet që në kontekstin e kuadrit negociues, duhet të zbatohet reforma. Pra kjo do të thotë që gjatë procesit të negociatave ne natyrisht presim që zbatimi të ndodhë përpara 25 prillit që do të jenë zgjedhjet”, përfundoi z. Soreca.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021