115 milionë eurot për tërmetin, ambasadori i BE Soreca numëron investimet dhe i përgjigjet kryeministrit ‘për fondet e pa shpërndara’

21 Tetor 2020 | 18:41

Ambasadori Luigi Soreca i hodhi poshtë deklaratat e javës së shkuar të kryeministrit Edi Rama se asnjë prej fondeve të KE nuk është shpërndarë në Shqipëri deri tani, duke i cilësuar ato si deklarata të dhëna në dialektikën e partive politike para zgjedhjeve.

Më 17 shkurt Komisioni Europian premtoi 115 milionë euro në formë grantesh, pra donacionesh. Shtetet i shtuan me grante dhe kredi për të arritur në një të tretën e 1.1 miliard eurove, të cilët ambasadori e cilësoi si shfaqen më të madhe të solidaritetit nga BE.

“Të gjitha këto 115 milionë euro të Komisionit Europian janë angazhuar tashmë,” tha ambasadori.

“Janë nënshkruar kontrata, kryeministri Rama ka nënshkruar të parën me presidenten Von der Leyen për 50 milionët e parë të përdorur, që do të thotë të kontraktuar me PNUD për rindërtimin 22 shkollave të para, kjo ka ndodhur në muajin prill,” u shpreh z. Soreca.

“Ndërkohë që do të kemi 60 milionë të tjerë për shkollat që kontraktohen me PNUD për shkollat, për pjesën e dytë që do të sjellin dhe 42 shkolla të tjera që do të bëhen realitet,” tha ambasadori.

Përfaqësuesi i BE tha se 40 milionë të tjerë i janë dhënë UNOPS-it për programin BE për kulturën.

Ambasadori Soreca sqaroi se këto fonde nuk i jepen buxhetit të shtetit shqiptar, por i transferohen agjencisë të Kombeve të Bashkuara që i vë në zbatim, ai shtoi se i është kërkuar komunitetit dhe qeverisë të përzgjedhin shkollat, ku do të vihen në zbatim.

75 milionë euro janë BE për shkollat dhe 40 milionë janë BE për kulturën dhe janë dhënë, deklaroi ambasadori.

Ai shtoi se deri në qershor 2021 do të përfundohen 65 shkollat.

Lidhur me pandeminë COVID-19, ambasadori tha se deri më tani janë dhënë 4 milionë euro me pajisje mjekësore dhe nevoja të tjera të shëndetësisë, si dhe 46 milionë euro do jepen për mbrojtjen sociale në vazhdimësi, nga të cilat 37 milionët e parë do jepen deri në fund të këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026