Kremoneze surpriza e Kupës, pas Napolit mposht Romën, Fiorentina eliminon Torinon
Kremoneze mund të konsiderohet pa dyshim surprizë në kupën e Italisë, ku pasi mposhti Napolin në fazën paraardhëse, tashme eliminoi nga kompeticioni edhe Romën. Skuadra nga Kremona edhe pse me diferenca të dukshme nga kundërshtarët, nuk është stepur aspak duke i eliminuar nga trofeu i dytë për nga rëndësia në Itali.
Përballja e zhvilluar me kryeqytetasit u mbyll me rezultatin 1-2. Dezers zhbllokoi rezultatin duke kaluar në avantazh Kremonezen, ndërsa një autogol i Çelik, solli sigurinë tek miqtë. Beloti shënoi golin e vetëm për Romën në limite, por pa ndryshuar dot rrjedhën e takimit.
Edhe Fiorentina ia doli të avanconte në gjysmëfinale të kupës, pas fitores pa shumë vështirësi ndaj Torinos. Joviç dhe Ikone shënuan për skuadrën violë, ndërsa Karamoh reagoi për torinezët. Në fazën gjysmëfinale, e cila zhvillohet me dy përballje, Fiorentina dhe Kremoneze përballen me njëra-tjetrën, ku ndeshja e parë luhet në stadiumin Xhovani Zini.
Mbrëmjen e sotme luhet dhe përballja Juventus-Lazio.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal