Rritja e të infektuarve, ISHP-ja trefishon testimet për Covid-19

21 Tetor 2020 | 19:28

Instituti i Shëndetit Publik ka filluar të kryejë 1330-1400 teste në ditë, duke trefishuar numrin e testimeve në krahasim me katër muajt e parë të pandemisë. Kështu u shpreh doktoresha Eugerta Tomini, për emisionin ‘Me pak fjalë’, në Euronews.

“ISHP ka mbajtur peshën e jashtëzakonshme të kësaj pandemie, duke u mbështetur dhe nga laboratori mikrobiologjik në QSUT.

Aktualisht nga gushti deri tani, kemi një përqindje shumë të vogël të laboratorit privat, por dua t’ju garantoj që gati 95 për qind e asaj çka raportohet është kapaciteti i plotë i ISHP-së”, sqaroi Tomini.

Doktoresha sqaroi se të gjitha mostrat me rezultat pozitiv nga laboratorët jopublikë duhet të vijnë nga këta laboratorë në ISHP:

“Ritestohen pranë ISHP-së dhe më pas ata konsiderohen si pozitivë nëse kemi të njëjtën diagnozë me laboratorin jopublik.Kjo procedurë do të zgjasë deri në momentin e një fuqizimi të plotë të kapaciteteve të laboratorëve jopublikë për ta patur të certifikuar në mënyrë të plotë atë licence që kanë marrë”.

Tomini siguroi se “strategjia vjeshtë-dimër do të rrisë kapacitetet për testime. Ardhja e vjeshtës dhe dimrin e vështirëson dallimin e Covid-19 nga infeksionet e tjera respiratore, përfshirë dhe gripin.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021