Detektori amator gjen një gjerdan mahnitës ari të lidhur me Henry VIII

2 Shkurt 2023 | 14:52

Charlie Clarke kishte vetëm gjashtë muaj që kërkonte metale të çmuara me dedektor, kur zbuloi një varëse ari në Warwickshire, në rajonin West Midlands të Anglisë.

Varësja përmban simbolet e mbretit Tudor Henry VIII dhe gruas së tij të parë Katerina e Aragonit, në një zinxhir të përbërë nga 75 lidhje, të bashkangjitura nga një lidhje varëse e emaluar në formën e një dore. E para nga gjashtë gratë e Henry VIII, Katherine u martua me Henrin në 1509.

“Ishte thjesht e jashtëzakonshme”, tha Clarke për CNN të mërkurën.

Me peshë 300 gramë, varësja në vetvete është në formë zemre. Njëra anë është e zbukuruar me një trëndafil Tudor të ndërthurur me një kaçubë shege që rritet nga e njëjta degë. Ana e pasme tregon shkronjat H dhe K – për Henry dhe Katherine – të lidhura së bashku. Të dyja anët janë të shkruara me shkrimin TOVS + IORS poshtë, një lojë fjalësh me fjalën franceze “toujours” që do të thotë “gjithmonë”.

Ende i ri në botën e zbulimit të metaleve, Clarke u konsultua me një ekspert dhe kontaktoi Muzeun Britanik si dhe mjekun ligjor për t’i njoftuar ata për atë që kishte gjetur.

Pasi varësja u dorëzua, Muzeu Britanik kreu analiza shkencore për të përcaktuar nëse ishte vërtet një varëse Tudor apo thjesht bizhuteri, por janë rezervuar të japin detaje për të shmangur dhënien e informacionit që mund t’i lejojë njerëzit të krijojnë objekte mashtruese

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026