“Po përballemi sërish me Gjermaninë”- Putin ngre tonet në përkujtimin e Stalingradit
Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar luftën e sotme kundër Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimorë me fitoren e Rusisë kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Deklaratat presidenti rus i bëri gjatë një fjalimi të mbajtur në ceremoninë për 80 vjetorin e betejës së Stalingradit.
Putin tha se Rusia është e sigurt se do ta fitoj luftën në Ukrainë, ashtu siç kishte qenë dhe 80-vjet më parë.
Ai shtoi se Rusia po përballet edhe një herë me Gjermaninë, duke iu referuar vendimit të kancelarit Scholz për të dërguar tanket Leopard 2 në Ukrainë.
Ekspertët kanë thënë se një pjesë e arsyes së hezitimit fillestar të Berlinit për të furnizuar Ukrainën me tanke, ishte përdorimi nga propaganda ruse i simbolikës se mjetet gjermane po luftojnë sërish kundër rusëve.
Kujtojmë se qyteti i Stalingradit e pa Rusinë të mposhtte forcat naziste, duke u shënuar në histori si pika e thyerjes së Hitlerit dhe kalimi i gjermanëve nga sulmi në mbrojtje.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit