EMRAT/ Ishin mbajtur 3 muaj nën vëzhgim, kush janë mjekët që merrnin para në QSUT
Një mjek dhe një specialist teknik për bërjen e skanerit janë arrestuar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Euronews Albania ka mundur të sigurojë emrat e mjekut dhe specialistit të imazherisë të arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje në QSUT.
Bëhet me dije ata janë mjeku Nazmi Metaliu dhe tekniku Astrit Masnaku, të cilët janë prangosur për shkak se merrnin para për të ofruar bërjen e skanerit për pacientët.
Burime bëjnë me dije se mjekët kishin 3 javë që ndaj tyre kishte nisur një hetim për abuzimin me detyrën.
Policia dhe grupi hetimor mundi të faktonte me prova se mjeku dhe specialisti i imazherisë merrnin para nga pacientët ëpr kryerjen e skanerit.
“Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure”, thuhet në njoftimin e policisë”, sqaroi policia.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta