English

A do të hetojë Kongresi Amerikan Ramën? Republikanët letër FBI-së për McGonigal

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni i Drejtësisë i kongresit amerikan ka kërku informacion nga FBI në lidhje me implikimet per te cilat po hetohet Charles McGonigal, ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit

- Advertisement -

Kryetari i komisionit Jim Jordan, një republikan nga Ohajos, dhe deputeti Matt Gaetz, një republikan nga Florida, i shkruan një letër drejtorit të FBI duke kërkuar materiale dhe informacione për McGonigal.

Republikanët po kërkojnë gjithashtu një seance te posacme  për të diskutuar rreth hetimit te FBI-së për McGonigal, duke përfshirë nëse byroja po ndërmerr ndonjë rishikim për të përcaktuar se si Rusia dhe oligarkët e saj ishin në gjendje të ndikonin zyrtarët e lartë të FBI-së. Jordan dhe Gaetz vendosën një afat deri më 16 shkurt per përgjigje.

Ata  kanë kërkuar që t’i dorëzojë komitetit të gjitha të dhënat e personelit në lidhje me McGonigal; dokumente dhe komunikime “që i referohen ose lidhen me procesin e FBI-së për vlerësimin dhe përgjigjen ndaj hetimit” në lidhje me McGonigal; dhe materiale në lidhje me përpjekjet e FBI-së për të zbutur rreziqet e sigurisë kombëtare të paraqitura nga veprimet e supozuara të McGonigal.

Një aktakuzë me pesë pika të zbuluara në gjykatën federale në Nju Jork javën e kaluar akuzoi McGonigal se punonte për Oleg Deripaska, një manjat rus i aluminit me lidhje me presidentin rus Vladimir Putin. Deripaska ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018 dhe prokurorët federalë pretendojnë se McGonigal dhe Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus që u bë shtetas amerikan, punuan për Deripaska për të hetuar një oligark rival rus të paidentifikuar në vitin 2021.

McGonigal po përballet gjithashtu me akuza federale në Uashington, D.C., në lidhje me të paktën 225,000 dollarë që ai dyshohet se ka marrë nga një person me interesa biznesi në Evropë dhe që ka punuar për një shërbim të huaj inteligjence.

Ne akt akuze theksohej se McGonigal i ishte kerkuar një hetim për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobim “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Sipas akt-padisë, McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga Agron Neza dhe Dorian Ducka.

Sipas akt-akuzës, nga shtatori 2017 deri në mars 2018, McGonigal dhe Kryeministri Rama janë takuar 4 herë në Shqipëri dhe në SHBA.Takimi i parë mes Ramës dhe McGonigal ishte realizuar me 9 shtator, takimi tjetër me 20 nentor 2017  e me pas në dhjetor te po atij vitit  në Nju Jork. Në akt padi theksohet se McGonigal ka marrë të paktën 4 herë informacione nga Agron Neza dhe Dorian Ducka që lidhen me lobistin dhe në një rast theksohet se informacionet vinin nga zyra e kryeministri. Dhe një rast tjetër theksohet se  Dorian Ducka ndihmoi në organizimin e një takimi mes zyrës së FBI-së në Nju Jork dhe dëshmitarëve në Evropë, duke paguar mes të tjerash për shpenzime udhëtimeve

McGonigal theksohet se luajti një rol në vendimin e FBI-së për të nisur hetimin e saj për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe lidhjet e mundshme midis fushatës së ish-presidentit Donal Trump dhe Rusisë. kjo ehstye dhe nje tjeter arsye pse republikanet po kerkojne hetime te thelluar per perfirshme ne sulme politike te  McGonigal.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×