Në RMV hyjnë në fuqi kufizimet e reja anti-COVID, mbyllen bizneset pas orës 23.00

22 Tetor 2020 | 10:50

Pavarësisht se ende kishte klientë të cilët po blinin ushqim, Xhengiz Said, pronar i një lokali të vogël me ushqim turk në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, duhej ta mbyllte dyqanin fiks në orën 23:00. Kjo për shkak të urdhrit të Qeverisë, në kuadrin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Pronari i lokalit tha për Euronews Albania se ky vendim do të godasë shumë biznese, përfshi biznesin e tij, pasi Çarshia e Vjetër, ishte me shumë humbje prej pandemisë, akoma pa filluar kufizimet. 

“Vërehet se si është bërë. Bën dëm. Zakonisht secili punon deri në 12:00. Për fundjavë deri në 01:00 dhe bëhet shumë problem. Mirë është të shkohet sipas ligjit. Tani prej coronës katastrofë është puna, ka rënë shumë”,- u shpreh Xhengiz Said

Por ka edhe pronarë dyqanesh që e përshëndesin këtë vendim për kufizimin e orarit. 

“Mirë është ky vendim deri në 23:00 sepse corona po përhapet me shumë shpejtësi. Mjafton të punohet deri në 23:00. Sa të duash kohë ka”,- u shpreh një pronar dyqani.

Gjatë inspektimit të Euronews Albania nëpër qytet para dhe pas mbylljes vihet re një qetësi që ngjasonte me ditët e karantinës dhe orës policore.

Përveç kufizimit të orarit për punë të bizneseve, edhe transporti publik e ka të ndaluar të qarkullojë me kapacitet më të lartë se gjysma e autobusit, ndërsa administrata publike do të punojë nga shtëpia apo me turne.

Gjatë javës pritet të votohen në Parlament edhe disa ndryshime ligjore me të cilat do të mundësohet hyrja në fuqi e maskës së detyrueshme në vende publike, të hapura apo të mbyllura, ndalimi i grumbullimit të më shumë se katër personave në vendet publike pas orës 22:00, ndërsa nëpër shtëpi ndalohet të qëndrojnë më shumë se katër të ftuar. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026