Arsenali ‘blindon’ yllin e skuadrës, Martineli firmos kontratë të re deri në 2027
Gabriel Martineli është vetëm 21 vjeç, por konsiderohet si një nga lojtarët kyç në sukseset e Arsenalit. Braziliani vlerësohet maksimalisht nga trajneri Arteta dhe drejtues të tjerë të klubit. I kërkuar nga disa skuadra përgjatë merkatos së janarit, gonersat nuk humbën kohë, teksa nënshkruan një kontratë të re me futbollistin.
Martineli do të jetë pjesë e londinezëve deri në vitin 2027. I ardhur tek Arsenali 4 vite më parë, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në Premier League angleze. 76 paraqitje numëron me skuadrën angleze, teksa në vitin 2022 u thirr nga kombëtarja e Brazilit aty ku ka zhvilluar 6 ndeshje.
Premier League angleze regjistron një garë të jashtëzakonshme përgjatë këtij edicioni, ku në krye të tabelës qëndron Arsenali, e më pas vijnë Manchester City e Newcastle. 16 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, plot 50 pikë, të cilat londinezët nuk i kanë arritur asnjëherë në dy dekadat e fundit. Golashënuesi më i mirë i skuadrës është Odegard me 8 gola, më pas renditen Saka e Martineli.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë