Cakaj vizitë zyrtare në Francë: I inkurajuar nga vlerësimi pozitiv i Parisit për reformat e Shqipërisë
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Paris ku po zhvillon një vizitë zyrtare.
Zyra e tij për shtyp tha se Cakaj zhvilloi takim me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Clément Beaune.
Të dy thuhet se diskutuan mbi punën e bërë prej Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në përfundimet e Këshillit të Evropës në muajin mars 2020, të cilat janë paraqitur hollësisht edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian.
“Mbetem shumë i inkurajuar nga vlerësimi pozitiv i Francës për rezultatet e reformave të deritanishme të Shqipërisë në rrugën evropiane të saj,” – u shpreh më pas Cakaj në një reagim në Facebook lidhur me takimin.
Ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, siç theksoi dhe Cakaj, Franca do vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë në rrafshin dypalësh dhe në shërbim të integrimit evropian.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)