Sonila Qato dhe vartësit| Zbardhet dosja 25 mln€, si u përcaktua fituesi i tenderit

3 Shkurt 2023 | 18:16

Në gjykatën e posaçme po zvarritet procesi ndaj ish-drejtoreshës së Autoritet Rrugor, Sonila Qato. Për të disatën herë u shty zhvillimi i seancës paraprake ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim. Qato me 9 ish-vartësit akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore për tenderin me vlerë 25 milion euro.

Procedura për tenderimin e lotit të 7-të te rrugës Kardhiq – Delvinë, e hetuar nga SPAK ka gjetur me përgjegjësi ligjore ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato.

Bëhet fjalë për tenderin e hapur në prill të 2019-ës me fond limit 2 miliard e 800 milionë ose 25 mln euro.

Hetimet nisën pas kallëzimit të kompanisë Gjoka Konstruksion dhe 2 operatorë të tjerë ekonomikë të bashkuar për këtë tender, të cilët kishin ofruar 1 miliard e 800 milion lekë ose 15 mln euro, 10 më pak se fondi limit.

Në dosjen hetimore të SPAK del se ARRSH është përplasur dhe me komisionin e prokurimit publik që pezulloi procedurën pasi Gjoka Konstruksion dhe 2 operatorët e tjerë të bashkuar, sipas KPP-së ishin skualifikuar me pa të drejtë.

Justifikimi për skualifikim i ARRSH ishte pasi firma në fjalë nuk kishte mbaruar 70 % të punimeve për lotin 4 të rrugës.

ARRSH verifikoi me komision edhe punën e kryer nga Gjoka Konstruksion në Rrugën e Arbrit ku sipas dosjes janë shënuar situacione jo reale.

Për këtë akuzohen për falsifikim dokumentesh Arber Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani anëtarë të grupit të punës për verifikimin e punëve të ngjashme.

Krahas Sonila Qatos për shkelje të barazivë në tendera akuzohen dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertavem Elona Gogo, simon prendi, Erdit Salillari dhe anëtarët e njësisë së prokurimit, Miranda Shkurti, Admir Pahumi dhe Nikollaq Mihali.

Në dosjen hetimore thuhet se dyshohet se ARRSH ka paracaktuar fituesin duke gjetur manovra ligjore me veprime e mos veprime.

Po ashtu sipas hetimeve rezulton se anëtarët e KVO kanë mbajtur standarde të dyfishta në filtrimin e kritereve të operatorëve ekonomik në garë, edhe pse oferta e shpallur fituese ishte dukshëm më e lartë se ofertuesit e tjerë dhe do të sillte dëm në buxhetin e shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026