OBSH: 1 në 6 vdekje nga kanceri | I gjirit më i përhapuri, i mushkërive më fatali

3 Shkurt 2023 | 19:13

1 në 6 vdekje në mbarë botën kanë shkaktarë sëmundjet tumorale. Organizata botërore e shëndetësisë bën me dije se kanceri më i përhapur mbetet ai i gjirit, por me fatalitet të ulët. Kanceri i mushkërive renditet i pari për vdekshmërinë me 1,80 milion fatalitete në një vit.

Tumoret vijojnë të kryesojnë listën e sëmundjeve që shkaktojnë fatalitet të lartë. Ekspertët e shëndetësisë botërore në raportin e fundit bëjnë me dije se 10 milion persona kanë ndërruar jetë përgjatë vitit 2020 pas prekjes nga kanceri.

Në rang  global kanceri më i përhapur mbetet ai i gjirit, me 2,26 milion gra të prekura, për tu pasuar me kancerin e mushkërive , të zorrës së trashë dhe atë prostatës.

Por kur flitet për fatalitete, kanceri i mushkërive vjen në vend të parë.

1,80 milion njerëz në 2020 ndërruan jetë si pasojë e prekjes prej tij.

Ekspertët janë të mendimit se rreth një e treta e vdekjeve nga kanceri vijnë për shkak të përdorimit të duhanit, obezitetit, konsumit të alkoolit, dietës së varfër ushqimore dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Infeksionet që shkaktojnë kancer, si papillomavirusi dhe hepatiti, janë përgjegjës për afërsisht 30% të rasteve të kancerit.

Shumë lloje kanceri mund të kurohen nëse zbulohen herët dhe trajtohen në mënyrë efektive.

Sëmundjet tumorale nuk kursejnë as të vegjlit. Çdo vit, rreth 400 mijë fëmijë zhvillojnë kancer.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026